Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 51 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 51 nga 54 • Shqip


وَإِذَا أَنْعَمْنَا عَلَى الْإِنْسَانِ أَعْرَضَ وَنَأَىٰ بِجَانِبِهِ وَإِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ فَذُو دُعَاءٍ عَرِيضٍ 51
Përkthim:
Kur njeriut i dhurojmë dhuntitë Tona, ai shmanget dhe largohet me një anë, (nga të adhuruarit Neve), e kur ta godet e keqja, (atëherë) ai lutet gjerë e gjat). Fusilet 41:51
Tefsiri:

Kur Ne e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon, por kthen shpinën. -

Allahu i Madhëruar e begaton njeriun me shëndet të mirë, me furnizim të bollshëm e me shumë mirësi të tjera, kurse ai i kthen shpinën Allahut dhe mirënjohjes ndaj Tij. Madje, Allahu i Madhëruar thotë: “ue ne’â bi xhanibih”, që, fjalë për fjalë, do të thotë: “kthen shpinën, me arrogancë e vetëkënaqësi”.

Por kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë. -

Por kur e godet sëmundja, skamja apo ndonjë sprovë tjetër, njeriu lutet e përgjërohet gjatë, për shkak të padurimit të tij. Ai është i padurueshëm gjatë vështirësive dhe mosmirënjohës gjatë mirësive, ndryshe nga ata që Zoti i ka udhëzuar dhe i ka privilegjuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 50 E ardhshme Fusilet • Ajet 52