Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 54 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 54 nga 54 • Shqip


أَلَا إِنَّهُمْ فِي مِرْيَةٍ مِنْ لِقَاءِ رَبِّهِمْ ۗ أَلَا إِنَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ مُحِيطٌ 54
Përkthim:
E, ata, me siguri, dyshojnë në takimin me Zotin e tyre. Dinie se, Ai (Perëndia), i përfshinë të gjitha gjërat (me fuqi dhe dijeni). Fusilet 41:54
Tefsiri:

Vërtet, ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre, ... -

Ata janë të pasigurt për ringjalljen dhe për llogarinë në Ditën e Gjykimit. Për sytë e tyre ekziston veçse jeta e kësaj bote, prandaj ata nuk punojnë aspak për ahiretin dhe nuk i kushtojnë fare rëndësi atij. Por të mos harrojnë:

... por le ta dinë se pushteti i Tij përfshin gjithçka. -

Allahu i Madhërishëm përfshin gjithçka me dijen, pushtetin dhe krenarinë e Tij. Askush nuk del jashtë kësaj diturie dhe askush nuk mund t’i shmanget pushtetit të Fuqiplotit.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Fussilet, me mirësinë e Allahut të Lartësuar!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 53 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 1