Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 8 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 8 nga 54 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ 8
Përkthim:
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të kenë shpërblim të pandërprerë. Fusilet 41:8
Tefsiri:

Nuk ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë. -

Ata që besojnë Kur'anin dhe gjithçka që mëson ai, pastaj e vërtetojnë këtë besim me vepra të mira, të sinqerta dhe në përputhje me porositë e Zotit të tyre, përgëzohen me një shpërblim të madh, i cili kurrë nuk ka për t’u ndërprerë dhe as për të mbaruar. Ai do të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë kohës, në përjetësi, madje do të shtohet dhe do të zbukurohet gjithnjë e më shumë në çdo çast që kalon. Në Xhenet do të kenë të gjitha llojet e kënaqësive dhe mirësive, që ata t’i shijojnë dhe dëshirojnë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 7 E ardhshme Fusilet • Ajet 9