Ata që kundërshtojnë fenë e Allahut, pasi është pranuar
(ndër njerëz), ... -
Domethënë, ata të cilët polemizojnë rreth Allahut dhe fesë së drejtë me argumente të kota, të paqarta dhe të pabaza, - edhe pse këtë fe e kanë pranuar dhe ndjekur njerëzit e mençur, për shkak të argumenteve të qarta dhe fakteve të pamohueshme të saj, - në të vërtetë tregojnë se janë refuzues dhe armiq të së vërtetës, pasi ajo është bërë e qartë.... sjellin argumente që janë të pavlefshme te Zoti i tyre. -
Argumentet e tyre janë të kota, të pavlefshme dhe të papranueshme tek Zoti i tyre, sepse ato synojnë që të mohojnë dhe të fshehin të vërtetën, që Zoti dëshiron të përhapet ndër njerëz. Çdo gjë që kundërshton dhe lufton të vërtetën është e kotë dhe e gabuar. Ajo shkakton zemërimin e të Plotpushtetshmit dhe, më pas, ndëshkim të rëndë.Mbi ta do të bjerë zemërimi i Tij dhe do të kenë një dënim të rëndë. -
Ata e meritojnë këtë ndëshkim të rëndë, sepse i kanë kthyer shpinën udhëzimit të Zotit, që mbështetet në fakte të pakundërshtueshme.