Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 26 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 26 nga 53 • Shqip


وَيَسْتَجِيبُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَيَزِيدُهُمْ مِنْ فَضْلِهِ ۚ وَالْكَافِرُونَ لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ 26
Përkthim:
Ai u përgjigjet (miraton) atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e u jep edhe më tepër prej dhuntisë së Vet, kurse për mohuesit do të ketë dënim të ashpër. Esh-Shura 42:26
Tefsiri:

Atij i përgjigjen ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ... -

Ata që i përgjigjen ftesës së Zotit të tyre, ata pendohen dhe kthehen të bindur tek Ai, duke patur besimin e drejtë, të bazuar në dritën e ardhur nga Allahu. Ata, gjithashtu, punojnë me këtë besim, sipas udhëzimeve të Profetit dhe me sinqeritet vetëm për Allahun e Lartësuar. Imani dhe veprat e tyre të mira i bëjnë që gjithmonë t’i përgjigjen thirrjes së Allahut dhe të Profetit të Tij, kur ata i ftojnë në fenë që jep jetë dhe që siguron lumturinë në të dyja botët. Dhe, sigurisht, përpjekjet dhe mundi i tyre nuk mund të lihen pa u shpërblyer nga Bamirësi dhe Bujari i madh, që thotë:

... të cilëve Ai ua shton shpërblimet nga bujaria e Tij ... -

Duke qenë se ata i përgjigjen thirrjes së Tij për besim të drejtë dhe vepra të sinqerta, atëherë Allahu ua shton edhe më shumë mirësitë dhe u jep suksese të mëtejshme për të kryer vepra të mira. Ai u dhuron atyre motivimin dhe vullnetin e mjaftueshëm për të kryer edhe më shumë adhurime ndaj Tij, për t’i shprehur më mirë Atij dashurinë dhe madhërimin. Allahu jo vetëm që u jep sukses për punë të mira, por edhe shpërblimin e këtyre punëve ua shumëfishon nga bujaria e Tij. Ai shpërblen shumë më tepër sesa ne mund të kërkojmë prej Tij, sepse është Bujar dhe Bamirës. Allahu është Mirënjohës i madh edhe për vepra që në sytë e robit janë shumë të vogla, nëse ato kryhen me sinqeritet. Ky është një sukses i madh për robërit që i përgjigjen ftesës së Zotit. Ndërsa ata që zgjedhin të mos i përgjigjen ftesës bujare të Allahut, në fakt kanë zgjedhur me vetëdije të plotë që të bashkohen me mohuesit e Allahut dhe të profetëve të Tij. Për këtë arsye, i Lartësuari i quan ata jobesimtarë, kur thotë:

Ndërsa jobesimtarët do të dënohen ashpër. -

Ata do të goditen nga ndëshkimi i rreptë në dynja dhe në ahiret. Ata që nuk e vlerësojnë ftesën e Zotit nuk ka kush që mund t’i udhëzojë në rrugën e drejtë, prandaj janë në një humbje të sigurt. Kjo është rruga që vetë e kanë zgjedhur dhe merituar me veprat e tyre. Allahu i Lartësuar ia jep gjithësecilit mundësinë për të ndjekur rrugën e drejtë, por jo të gjithë zgjedhin mirësinë e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 25 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 27