Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 28 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 28 nga 53 • Shqip


وَهُوَ الَّذِي يُنَزِّلُ الْغَيْثَ مِنْ بَعْدِ مَا قَنَطُوا وَيَنْشُرُ رَحْمَتَهُ ۚ وَهُوَ الْوَلِيُّ الْحَمِيدُ 28
Përkthim:
Ai, shiun e dërgon pasi që ata ta kenë humbur shpresën dhe e përhapë mëshirën e Vet; Ai është mbrojtës i vërtetë dhe i vetmi, i denjë për falenderim. Esh-Shura 42:28
Tefsiri:

Është Ai që, pasi ata i kanë humbur shpresat, u lëshon shiun dhe shpërndan mëshirën e Vet. -

Këtu flitet për shiun e madh dhe të dobishëm, nëpërmjet të cilit Allahu i Lartësuar u jep jetë njerëzve dhe vendeve. Ai vjen si mëshirë, edhe pasi njerëzit i kanë humbur shpresat se ai do të vijë. Kjo është mëshira e Allahut të Lartësuar për krijesat. Nëpërmjet shiut aq të dëshiruar, dalin bimë e fryte për njerëzit dhe kafshët e tyre. Kur bie shi, njerëzit gëzohen për jetën dhe mëshirën që Zoti po u fal.

Ai është

(Kujdestari)

Mbikëqyrësi, i Lavdëruari. -

Allahu mbikëqyr dhe kujdeset për robërit e Vet, që ata të rregullojnë dynjanë dhe ahiretin e tyre. Ai është i Lavdëruar për kujdesin e Tij ndaj tyre dhe për mirësitë e shumta që dhuron, por edhe për atributet e tjera të mrekullueshme që Ai ka.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 27 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 29