Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 39 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 39 nga 53 • Shqip


وَالَّذِينَ إِذَا أَصَابَهُمُ الْبَغْيُ هُمْ يَنْتَصِرُونَ 39
Përkthim:
dhe për ata të cilët kur i godet ndojë zullum (i vazhdueshëm), i rezistojnë (atij). Esh-Shura 42:39
Tefsiri:

Por, kur u bëhet padrejtësi, ata kundërveprojnë. -

Nëse i luftojnë, ata me krenari nuk lejojnë që të shtypen nga të tjerët. Ata nuk i frikësohen takimit me armikun. Nëse luftojnë, Allahu i Lartësuar u dhuron fitoren. Ata luftojnë ose për fitore, ose për të rënë dëshmorë në rrugën e Zotit, duke mbrojtur të drejtën e tyre. Këto, pra, janë cilësitë e tyre: besimi i drejtë, veprat e sinqerta sipas këtij besimi, mbështetja e plotë tek Allahu i Lartësuar, largimi nga gjynahet e mëdha dhe veprat e pista (largim që bën të mundur faljen e gjynaheve të vogla), nënshtrimi dhe bindja e plotë ndaj Zotit, përgjigjja ndaj ftesës së Zotit, kryerja e plotë e namazeve, shpenzimi i pasurisë për hir të Allahut, këshillimi mes njëri-tjetrit për çështje të përbashkëta dhe të rëndësishme, forca e madhe shpirtërore dhe krenaria mbi armiqtë e tyre. Duke qenë se ata kanë të tilla cilësi kaq të larta, për gjëra të tjera që janë edhe më të thjeshta dhe poshtë për nga rëndësia, ata janë edhe më të rregullt dhe më të mirë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 38 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 40