Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 41 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 41 nga 53 • Shqip


وَلَمَنِ انْتَصَرَ بَعْدَ ظُلْمِهِ فَأُولَٰئِكَ مَا عَلَيْهِمْ مِنْ سَبِيلٍ 41
Përkthim:
Ai që reziston (përballon), kur i është bërë një padrejtësi, nuk ka kurrfarë rruge qortimi ndaj tij, Esh-Shura 42:41
Tefsiri:

Për ata, që hakmerren për padrejtësinë, që u është bërë, nuk ka ndonjë masë. -

Nëse dikush kërkon hakun e vet dhe vepron për ta arritur atë, pasi i është bërë padrejtësi, për të nuk ka qortim dhe as masa ndëshkimore, nëse nuk i kalon kufijtë. Në këtë ajet thuhet: “për padrejtësinë që iu është bërë”. Ndërsa pak më sipër thuhet: “Por kur u bëhet padrejtësi, ata kundërveprojnë.”. Këto ajete tregojnë se hakmarrja bëhet ose kërkohet vetëm pasi të jetë kryer padrejtësia. Ndërsa ata që bëjnë padrejtësi pa asnjë shkak duhen ndëshkuar, që të vënë mend dhe të edukohen, që të mos u bien në qafë të tjerëve, me fjalët apo me veprat e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 40 E ardhshme Esh-Shura • Ajet 42