Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shura — Ajet 53 (Shqip) — Video

Esh-Shura • Ajet 53 nga 53 • Shqip


صِرَاطِ اللَّهِ الَّذِي لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ أَلَا إِلَى اللَّهِ تَصِيرُ الْأُمُورُ 53
Përkthim:
(në) rrugën e Perëndisë, të cilit i përkasin çka ka në qiej dhe çka ka në Tokë. Dhe, ja, te Perëndia kthehen të gjitha gjërat! Esh-Shura 42:53
Tefsiri:

... Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. -

Rruga e drejtë është rruga që Allahu, Krijuesi dhe Sunduesi i qiejve dhe Tokës e solli dhe e bëri të qartë për njerëzit, nëpërmjet profetëve të Tij dhe librave të shenjtë. Vetëm kjo është rruga që të çon tek Ai dhe të fut në Xhenetin e mirësive. Për këtë arsye, le të zgjedhë gjithësecili rrugën dhe fjalët ku bazohet. Por le të kujtojë edhe një fakt shumë të rëndësishëm:

Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet. -

Le të kujtojmë vazhdimisht se, do të vijë një ditë, kur të gjitha veprat tona do të llogariten nga i Drejti e i Gjithëdituri. Nëse kemi punuar mirë dhe sipas besimit të drejtë të bazuar në Librin e Allahut, shpërblimi ynë do të jetë Xheneti dhe kënaqësia e përjetshme pranë Krijuesit. Por nëse kemi shpërfillur Shpalljen e Allahut dhe nuk kemi punuar me sinqeritet, atëherë fundi do të jetë Xhehenemi - Allahu na ruajtë prej tij!Këtu përfundon tefsiri i sures Esh-shûrâ. Falënderimi dhe lavdia e plotë i qoftë Allahut të Madhërishëm, fillim e mbarim, haptas dhe fshehtas, për lehtësimet dhe dhuratat e Tij bujare!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shura • Ajet 52 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 1