Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 21 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 21 nga 89 • Shqip


أَمْ آتَيْنَاهُمْ كِتَابًا مِنْ قَبْلِهِ فَهُمْ بِهِ مُسْتَمْسِكُونَ 21
Përkthim:
Vallë, a u kemi dhënë Ne atyre Libër para tij (Kur’anit), e ata i janë përmbajtur atij?! Ez-Zukhruf 43:21
Tefsiri:

A mos u kemi dhënë ndonjë libër para këtij, të cilit ata i përmbahen? -

Kuptimi: Mos, vallë, u kemi dhënë ndonjë libër, që t’u tregojë për saktësinë e veprave të tyre dhe për vërtetësinë e fjalëve të tyre?! Sigurisht, kjo nuk është e vërtetë, sepse Allahu i Madhëruar ka dërguar vetëm Muhamedin (a.s.) si paralajmërues e udhëzues për këta njerëz. Pra, si në aspektin logjik, edhe në atë fetar, ata nuk kanë mbështetje për trillimet dhe justifikimet e tyre. Si rrjedhim, ato janë të pasakta e të pavlefshme; dhe jo vetëm kaq, por ata do të merren në llogari për to. I vetmi arsyetim që ata përdorin është se ndjekin të parët e tyre, të cilët, në fakt, ishin të humbur dhe të devijuar. Në përgjithësi, pasimi i brezave të mëparshëm në mënyrë të verbër është sjellë gjithmonë si justifikim për të arsyetuar refuzimin e ftesës së profetëve të Zotit, i Cili na tregon edhe këtë justifikim që ata paraqesin për mosbesimin dhe refuzimin e ftesës së Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 20 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 22