Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 33 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 33 nga 89 • Shqip


وَلَوْلَا أَنْ يَكُونَ النَّاسُ أُمَّةً وَاحِدَةً لَجَعَلْنَا لِمَنْ يَكْفُرُ بِالرَّحْمَٰنِ لِبُيُوتِهِمْ سُقُفًا مِنْ فِضَّةٍ وَمَعَارِجَ عَلَيْهَا يَظْهَرُونَ 33
Përkthim:
Dhe, sikur të mos bëheshin të gjithë njerëzit mohues, Ne do t’i bënim prej argjendtit kulmet e shtëpive të atyre që nuk besojnë në Mëshiruesin, e madje edhe shkallët nëpër të cilat ngjiten, Ez-Zukhruf 43:33
Tefsiri:
E, sikur të mos ishte për njerëzit, që priren drejt një besimi, atyre që nuk e besojnë të Gjithëmëshirshmin, Ne do t’ua bënim prej argjendi tavanet e shtëpive ... -

Allahu i Madhëruar na tregon se dynjaja nuk ka asnjë vlerë tek Ai. Sikur të mos ishte butësia dhe mëshira e Tij për adhuruesit e Tij të sinqertë, para së cilës Ai nuk vë asgjë, që ata të mos josheshin nga mirësitë e kësaj dynjaje, Ai do t’u jepte qafirëve pasuri të pallogaritshme të kësaj dynjaje, sikurse thotë më pas:
Shko te videoja e plotë e sures