Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 4 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 4 nga 89 • Shqip


وَإِنَّهُ فِي أُمِّ الْكِتَابِ لَدَيْنَا لَعَلِيٌّ حَكِيمٌ 4
Përkthim:
e ai (Kur’ani) është te Ne, në Librin kryesor (Levhi Mahfudh), i lartësuar dhe plotë dijeni. Ez-Zukhruf 43:4
Tefsiri:

Nuk ka dyshim se në Pllakën e Ruajtur

(Levhi Mahfudh)

te Ne, ai

(Kur'ani)

është i lartë dhe plot urtësi. -

Ky libër është shumë i nderuar dhe i lartësuar në mbretërinë e qiellit. Ai është përshkruar me dy cilësi: i lartë dhe plot urtësi. Kur'ani është i lartë në gradën, famën, rëndësinë dhe madhështinë e tij. Ai është plot urtësi në diturinë që përmban, në urdhëresat, ndalesat dhe lajmet që sjell. Në të nuk gjendet asnjë gjykim dhe dispozitë që të jetë në kundërshtim me urtësinë dhe drejtësinë. Pastaj i Lartësuari na tregon se urtësia dhe mëshira e Tij kurrë nuk do t’i linte robërit e Tij të shpërfillur dhe të braktisur, pa u dërguar libra të shenjtë dhe profetë, që t’i udhëzojnë ata në rrugën e drejtë, edhe pse njerëzit janë të padrejtë dhe i kalojnë kufijtë. Pra, fakti që njerëzit tregohen të padrejtë, nuk bën që Allahu t’i braktisë dhe të mos përkujdeset për udhëzimin e tyre. Për këtë arsye, i Lartësuari sjell një pyetje, e cila përmban mohim dhe habi njëkohësisht.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 3 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 5