Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 44 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 44 nga 89 • Shqip


وَإِنَّهُ لَذِكْرٌ لَكَ وَلِقَوْمِكَ ۖ وَسَوْفَ تُسْأَلُونَ 44
Përkthim:
Kur’ani me të vërtetë, është nderë për ty dhe popullin tënd; e ju do të pyeteni! Ez-Zukhruf 43:44
Tefsiri:

Me të vërtetë, ai

(Kur'ani)

është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd,... -

Kur'ani madhështor është famë dhe lavdi për ty dhe për popullin tënd. Ai është një vlerë e jashtëzakonshme dhe mirësi e paçmueshme për ju. Nëpërmjet Kur'anit, Allahu i Madhëruar ju udhëzon në mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit dhe ju nxit që të punoni për t’i arritur ato. Gjithashtu, Ai ju mëson si të ruheni nga ligësitë dhe ju paralajmëron që të largoheni prej tyre.

... dhe për këtë

(mirësi)

do të përgjigjeni. -

Kuptimi: Ju do të përgjigjeni për Kur'anin: a keni përfituar prej tij dhe jeni lartësuar me të, apo e keni shpërfillur atë, duke mos e vënë në zbatim?! A do të jetë ai provë kundër jush apo pro jush?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 43 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 45