Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 48 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 48 nga 89 • Shqip


وَمَا نُرِيهِمْ مِنْ آيَةٍ إِلَّا هِيَ أَكْبَرُ مِنْ أُخْتِهَا ۖ وَأَخَذْنَاهُمْ بِالْعَذَابِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ 48
Përkthim:
Dhe, Ne, nuk u kemi treguar atyre asnjë argument, e që ai të mos jetë më i madh se tjetri, dhe Ne i kemi dënuar ata me ndëshkim, për t’u kthyer (në të drejtë). Ez-Zukhruf 43:48
Tefsiri:

Ne nuk u treguam asnjë mrekulli, që të mos ishte më e madhe se paraardhësja e saj. -

Çdo shenjë apo mrekulli që u shfaqej ishte më e madhe se simotra e saj pararendëse.

Ndaj tyre zbritëm edhe ndëshkime,.. -

Ndër ndëshkimet që Zoti u dërgoi ishin vërshimi i karkalecave, i morrave, i bretkosave, uji i shndërruar në gjak etj. Të gjitha këto ishin edhe shenja, që ata të pranonin ftesën e Musait (a.s.), sikurse thotë i Madhëruari:

... që të largoheshin nga rruga e humbjes. -

Pra, këto ndodhën me shpresë që ata të ktheheshin në Islam, duke iu dorëzuar Zotit të vetëm dhe të vërtetë dhe duke u larguar nga idhujtaria e gjynahet ku ishin zhytur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 47 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 49