Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 65 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 65 nga 89 • Shqip


فَاخْتَلَفَ الْأَحْزَابُ مِنْ بَيْنِهِمْ ۖ فَوَيْلٌ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْ عَذَابِ يَوْمٍ أَلِيمٍ 65
Përkthim:
Grupet e ndryshme u grindën në mes tyre. Mjerë ata që kanë bërë zullum – nga dënimi i Ditës së dhembshme! Ez-Zukhruf 43:65
Tefsiri:

Por palët u përçanë mes tyre. -

Edhe pasi Isai (a.s.) solli këto argumente, grupacionet u përçanë mes tyre. Secili grup kishte nga një ide të gabuar për Isain, duke hedhur poshtë kështu mesazhin e vetë Isait (a.s.). Përjashtim bënë vetëm besimtarët e sinqertë të udhëzuar nga Zoti, të cilët e besuan Isain si profet të zgjedhur dhe pranuan gjithçka që ai solli prej Zotit të tij. Ata e besuan ashtu sikurse ai ishte në të vërtetë, si rob e adhurues i Zotit dhe si profet i Tij.

Mjerë keqbërësit për dënimin e Ditës së Dhembshme! -

Mjerë zullumqarët, për dënimin dhe dëshpërimin e madh që do të përjetojnë atë ditë të dhimbshme dhe të vështirë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 64 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 66