Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 8 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 8 nga 89 • Shqip


فَأَهْلَكْنَا أَشَدَّ مِنْهُمْ بَطْشًا وَمَضَىٰ مَثَلُ الْأَوَّلِينَ 8
Përkthim:
E, i kemi shkatërruar edhe ata që kanë qenë më të fuqishëm se këta (Mekkasit). Dhe më parë janë përmendur shembuj për popujt e lashtë. Ez-Zukhruf 43:8
Tefsiri:

Ne kemi shkatërruar edhe më të fuqishëm se këta. Tashmë jua kemi treguar shembullin e popujve të shkuar. -

Kuptimi: Allahu i Madhërishëm i ka shkatërruar popujt e shfrenuar dhe të pabindur. Prandaj edhe ju të mos ju mashtrojë fuqia dhe pushteti që keni. Allahu i Lartësuar ka shkatërruar popuj edhe më të fuqishëm e më të mëdhenj se ju. Historitë e tyre janë përmendur shumë qartë në Kur'an. Merrni mësim dhe ruajuni që të mos ju godasin edhe ju ndëshkimet që kanë goditur ata. Mos shpërfillni Shpalljen e Allahut dhe kujdes me pasimin e rrugës së Profetit!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 7 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 9