Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 83 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 83 nga 89 • Shqip


فَذَرْهُمْ يَخُوضُوا وَيَلْعَبُوا حَتَّىٰ يُلَاقُوا يَوْمَهُمُ الَّذِي يُوعَدُونَ 83
Përkthim:
Lëni ata le të zhyten (në të këqia) dhe le të argëtohen derisa të takohen në ditën që u është premtuar (Dita e Kijametit). Ez-Zukhruf 43:83
Tefsiri:

Lëri ata të zhyten më thellë

(në padrejtësitë e tyre)

dhe të argëtohen,... -

Lëri ata të zhyten në të kotën dhe të luajnë me gjëra të paqena e të pavërteta. Njohuritë e tyre janë të dëmshme dhe aspak të dobishme. Ata merren me dituri të dëmshme, nëpërmjet së cilës synojnë të përmbysin të vërtetën, që profetët sollën. Ndërsa veprat e adhurimet e tyre janë me të vërtetë mendjelehtësira. Ato janë vepra nëpërmjet të cilave shpirti nuk mund të pastrohet dhe vepra që nuk prodhojnë dituri e mirësi. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i paralajmëron për atë që i pret në Ditën e Gjykimit:

... derisa të arrijnë ditën

(e dënimit)

që u është kërcënuar. -

Atë ditë do të shohin realisht se çfarë kanë arritur me gjynahet dhe padrejtësitë e tyre. Atë ditë do të vuajnë ndëshkimin dhe dëshpërimin e pafund.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 82 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 84