Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 88 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 88 nga 89 • Shqip


وَقِيلِهِ يَا رَبِّ إِنَّ هَٰؤُلَاءِ قَوْمٌ لَا يُؤْمِنُونَ 88
Përkthim:
E, fjala e tij (Muhammedit), është: “O Zoti im, me të vërtetë, ky është popull që nuk beson. Ez-Zukhruf 43:88
Tefsiri:
Ai (Muhamedi)

tha: “O Zoti im! Vërtet, këta janë njerëz që nuk besojnë.” -

Ky ajet ka lidhje me fjalinë e mësipërme: “Vetëm Ai e di çastin e Kijametit.”. Domethënë, vetëm Ai ka dijeni për Kijametin, ashtu si edhe për fjalët e Profetit (a.s), kur tha: “Këta janë njerëz që nuk besojnë”. Pra, Allahu i Madhëruar e ka dëgjuar edhe ankesën e Profetit, që flet me shqetësim për refuzimin e popullit të tij. Allahu ka dijeni të plotë për gjendjen e tyre dhe është i Plotfuqishëm që t’ua përshpejtojë ndëshkimin, por Ai tregohet Halim - i Butë e Tolerues, që nuk nxitohet të ndëshkojë, por afatizon, që robërit të mund të pendohen dhe të kthehen në udhën e drejtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 87 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 89