Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ed-Duhan — Ajet 17 (Shqip) — Video

Ed-Duhan • Ajet 17 nga 59 • Shqip


وَلَقَدْ فَتَنَّا قَبْلَهُمْ قَوْمَ فِرْعَوْنَ وَجَاءَهُمْ رَسُولٌ كَرِيمٌ 17
Përkthim:
Me të vërtetë, Na qysh më parë e kemi vënë në sprovë popullin e Faraonit, e atyre u pat ardhur pejgamberi fisnik. Ed-Duhan 44:17
Tefsiri:
Pasi foli për ata që mohuan profetin e Tij, Muhamedin (a.s.), Allahu i Madhëruar tregon se edhe para tyre ka patur mohues të profetëve. Kështu, Ai rrëfen ngjarjen që i ndodhi Musait dhe mohuesve të tij. Në këtë histori kujtohet dënimi që goditi jobesimtarët e asaj kohe, në mënyrë që ata të kohës së Muhamedit (a.s.) të nxirrnin mësim dhe të mos vazhdonin me refuzimin e Profetit dhe të Shpalljes. I Madhëruari thotë:

Përpara tyre, Ne sprovuam popullin e Faraonit dhe atyre u erdhi një i dërguar i zgjedhur. -

Kuptimi: Allahu i vuri në provë ata, duke u dërguar profetin Musa, të birin e Imranit, njërin nga më të nderuarit dhe më të zgjedhurit e profetëve të Tij, që ishte i shquar për fisnikëri të lartë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ed-Duhan • Ajet 16 E ardhshme Ed-Duhan • Ajet 18