Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ed-Duhan — Ajet 20 (Shqip) — Video

Ed-Duhan • Ajet 20 nga 59 • Shqip


وَإِنِّي عُذْتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُمْ أَنْ تَرْجُمُونِ 20
Përkthim:
dhe unë mbështetem në Zotin tim dhe Zotin tuaj (për të më mbrojtur), që të mos më mbytni me gurë, Ed-Duhan 44:20
Tefsiri:

“Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj, që ju të mos më vrisni me gurë. Nëse nuk më besoni, atëherë largohuni prej meje!” -

Kuptimi: Unë kërkoj mbrojtje te Zoti, që ju të mos më vrisni me formën më të keqe, që është vrasja me gurë. Ju keni këto mundësi: së pari, të më besoni dhe të pranoni ftesën time për adhurimin e Allahut, dhe ky është qëllimi im. Nëse nuk e pranoni këtë, atëherë mos më luftoni, por më lini të lirë. Por ata i refuzuan të dyja alternativat. Ata vazhduan me kryelartësi duke refuzuar adhurimin e Allahut dhe duke luftuar profetin e Allahut, Musain (a.s). Madje, ata vendosën për të mos e lejuar Musain të largohej me popullin e tij, me bijtë e Israilit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ed-Duhan • Ajet 19 E ardhshme Ed-Duhan • Ajet 21