Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ed-Duhan — Ajet 22 (Shqip) — Video

Ed-Duhan • Ajet 22 nga 59 • Shqip


فَدَعَا رَبَّهُ أَنَّ هَٰؤُلَاءِ قَوْمٌ مُجْرِمُونَ 22
Përkthim:
(Nuk dëgjuan ata) dhe ai e thirri Zotin e tij: “Me të vërtetë, ky është popull mëkatarë!” Ed-Duhan 44:22
Tefsiri:
Ai (Musai)

iu lut Zotit të vet: “Këta janë vërtet një popull keqbërës!” -

Krimi i tyre e bënte të pashmangshëm përshpejtimin e ndëshkimit mbi ta. Musai (a.s) u lut kundër Faraonit dhe rrethit të tij thjesht duke treguar gjendjen e tyre, dhe kjo është më domethënëse sesa lutja e drejtpërdrejtë. Po në këtë mënyrë, pra, thjesht duke përmendur gjendjen, Musai u lut edhe për veten e vet, kur tha: “O Zoti im, unë jam nevojtar për çdo mirësi që të më japësh!” [Kasas 24]. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëroi që të nisej në udhëtim me robërit e Tij natën, duke e njoftuar se Faraoni do t’i ndiqte nga pas:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ed-Duhan • Ajet 21 E ardhshme Ed-Duhan • Ajet 23