Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ed-Duhan — Ajet 29 (Shqip) — Video

Ed-Duhan • Ajet 29 nga 59 • Shqip


فَمَا بَكَتْ عَلَيْهِمُ السَّمَاءُ وَالْأَرْضُ وَمَا كَانُوا مُنْظَرِينَ 29
Përkthim:
Nuk i vajtoi ata as qielli as Toka, nuk u lanë ata (për t’u dënuar në një kohë tjetër), Ed-Duhan 44:29
Tefsiri:

Për ta nuk vajtuan as qielli e as Toka ... -

Kur Allahu i Madhëruar e shkatërroi Faraonin me ushtrinë e tij, për ta nuk qanë as qielli e as toka. Askush nuk u shqetësua e nuk trishtua për largimin e tyre nga dynjaja. Madje, përkundrazi, çdo gjë u gëzua dhe u kënaq me shkatërrimin e tyre. Edhe qielli, edhe toka u kënaqën me këtë ndëshkim të drejtë të të Lartësuarit, sepse ata lanë pas vepra të këqija, që ua kishin nxirë fytyrat. Ata e bënë të meritueshëm mallkimin dhe derdhjen e zemërimit nga Zoti dhe nga e gjithë bota.

...dhe as nuk patën kohë

(që ti shpëtonin ndëshkimit). - Atyre nuk iu la afat, domethënë nuk iu shty ndëshkimi, por i përfshiu menjëherë. Më pas, Allahu i Madhëruar u kujton bijve të Israilit mirësitë, kur thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ed-Duhan • Ajet 28 E ardhshme Ed-Duhan • Ajet 30