Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ed-Duhan — Ajet 32 (Shqip) — Video

Ed-Duhan • Ajet 32 nga 59 • Shqip


وَلَقَدِ اخْتَرْنَاهُمْ عَلَىٰ عِلْمٍ عَلَى الْعَالَمِينَ 32
Përkthim:
dhe, në të vërtetë, i kemi zgjedhur ata, duke i ditur (rrethanat e tyre) mbi popujt tjerë (të asaj kohe), Ed-Duhan 44:32
Tefsiri:

Ne, me dije të plotë, i zgjodhëm ata ndër popujt e tjerë ... -

Allahu i Madhëruar na tregon se Ai i përzgjodhi dhe i dalloi bijtë e Israilit mbi të tjerët, me diturinë e Tij të plotë rreth tyre, dhe për faktin se ata e merituan një dallim të tillë. Ai i dalloi mbi njerëzit e tjerë të asaj kohe dhe të kohëve para e pas tyre. Kështu vazhdoi, derisa Allahu solli ymetin më të zgjedhur, në mënyrë të padiskutueshme, ymetin e Muhamedit (a.s.). Ky popull i kohës së fundit do të jetë populli më i zgjedhur i të gjitha kohëve, deri në Ditën e Gjykimit. Ata do të jenë populli më i mirë i nxjerrë për të mirën e njerëzimit, popull të cilit Zoti i ka dhuruar mirësi dhe begati, që nuk ua ka dhënë askujt prej popujve të tjerë të historisë njerëzore.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ed-Duhan • Ajet 31 E ardhshme Ed-Duhan • Ajet 33