Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ed-Duhan — Ajet 38 (Shqip) — Video

Ed-Duhan • Ajet 38 nga 59 • Shqip


وَمَا خَلَقْنَا السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا لَاعِبِينَ 38
Përkthim:
Na, nuk i kemi krijuar qiejt dhe Tokën, as atë që gjendet në mes tyre, për t’u zbavitur (pa qëllim), Ed-Duhan 44:38
Tefsiri:

Ne nuk i krijuam qiejt, Tokën dhe ç’ka ndërmjet tyre për t’u zbavitur. Ne i krijuam ato veçse me një qëllim të caktuar... -

Duke treguar se Ai nuk i krijoi qiejt dhe Tokën kot dhe pa qëllim, Allahu i Madhëruar dëshmon rreth pushtetit të Tij absolut dhe për urtësinë e Tij të plotë. Ai i krijoi ato veçse për një qëllim të madh: për të qenë dëshmuese të së vërtetës. Allahu i Madhëruar e solli këtë botë në ekzistencë që krijesat ta adhurojnë Atë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq, që t’i urdhërojë robërit dhe t’i ndalojë ata, që t’i shpërblejë e t’i ndëshkojë, sipas asaj që meritojnë.

...por shumica e tyre nuk dinë. -

Prandaj nuk mendojnë thellë mbi qëllimin e krijimit të qiejve dhe të Tokës.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ed-Duhan • Ajet 37 E ardhshme Ed-Duhan • Ajet 39