Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ed-Duhan — Ajet 40 (Shqip) — Video

Ed-Duhan • Ajet 40 nga 59 • Shqip


إِنَّ يَوْمَ الْفَصْلِ مِيقَاتُهُمْ أَجْمَعِينَ 40
Përkthim:
Me të vërtetë, Dita e dallimit (të së mirës nga e keqja), është e caktuar për të gjithë, Ed-Duhan 44:40
Tefsiri:

Dita e Kijametit është premtimi i pakthyeshëm për të gjithë. Atë ditë, miku nuk mund ta mbrojë dot mikun

(nga ndëshkimi)

dhe as nuk mund ta ndihmojë

(për të arritur shpërblimin)

,... -

Dita e ndarjes dhe dallimit, Dita e Gjykimit me drejtësi mes të parëve dhe të fundit, mes kundërshtarëve të njëri-tjetrit, është dita e premtuar, kur do të grumbullohen të gjithë njerëzit. Allahu i Madhëruar do t’i grumbullojë të gjithë dhe do t’u paraqesë veprat e tyre. Në bazë të këtyre veprave, do të jetë edhe shpërblimi e ndëshkimi me drejtësi. Askush nuk mund t’i vijë në ndihmë tjetrit, as i dashuri të dashurve, as i afërmi të afërmve, as miku mikut. Askush nuk do të ndihmohet që të mund t’i shpëtojë ndëshkimit të Allahut të Drejtë, Krenar e të Lartësuar, sepse asnjë krijesë nuk zotëron ndonjë grimë pushteti dhe mundësie. Të vetmit të shpëtuar dhe të ruajtur do të jenë ata që Zoti i ka mëshiruar, siç thotë Ai:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ed-Duhan • Ajet 39 E ardhshme Ed-Duhan • Ajet 41