Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ed-Duhan — Ajet 45 (Shqip) — Video

Ed-Duhan • Ajet 45 nga 59 • Shqip


كَالْمُهْلِ يَغْلِي فِي الْبُطُونِ 45
Përkthim:
në barkun e tyre vëlon sikur xehja e shkrirë, Ed-Duhan 44:45
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Ed-Duhan 44:43
Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na foli rreth Ditës së Gjykimit, e cila është një e vërtetë e padiskutueshme, duke na treguar që Ai do të gjykojë me drejtësi, duke bërë ndarjen mes të gjithë krijesave. Atë ditë, krijesat do të ndahen në dy grupe: një për në Xhenet dhe një për në Xhehenemin e ndezur fort. Këta të fundit do të jenë gjynahqarët, që kanë bërë vepra kufri dhe nuk i janë bindur Zotit. Nëse pyet për ushqimin e tyre, Allahu thotë:Është e vërtetë se pema e Zekumit, Do të jetë ushqim i keqbërësve. Si tunxh i shkrirë, ajo u vlon në bark, Ashtu siç vlon uji i nxehtë. “Rrëmbejeni atë

(mosbesimtarin)

dhe flakeni në mes të Zjarrit, Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit!” -

Zekumi është pema më e tmerrshme. Frutat e saj janë si qelbi i pështirë. Era dhe shija e tyre janë të llahtarshme. Ushqimi që del prej kësaj peme është aq i nxehtë, saqë do të vlojë brenda barkut ku futet, ashtu si vlon uji i nxehtë. Të ndëshkuarve do t’u thuhet:
Shko te videoja e plotë e sures