Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ed-Duhan — Ajet 54 (Shqip) — Video

Ed-Duhan • Ajet 54 nga 59 • Shqip


كَذَٰلِكَ وَزَوَّجْنَاهُمْ بِحُورٍ عِينٍ 54
Përkthim:
Kështu (do të jenë të shpërblyer), dhe Ne do t’i martojmë ata me hyri, sy bukur. Ed-Duhan 44:54
Tefsiri:

Ja, kështu do të jetë. Ne do t’i martojmë ata me hyri symëdha. -

Ato janë aq tërheqëse, saqë sytë mbërthehen tek ato dhe nuk shqiten më prej tyre. Teksa i vështron, mendja turbullohet dhe frymëmarrja shpeshtohet. Ato janë të përkryera dhe të magjepsin me çdo detaj të bukurisë së tyre. Allahu i Madhëruar i ka cilësuar si ‘hyri symëdha’, sepse sytë e tyre janë të mëdhenj dhe shumë të bukur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ed-Duhan • Ajet 53 E ardhshme Ed-Duhan • Ajet 55