Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ed-Duhan — Ajet 57 (Shqip) — Video

Ed-Duhan • Ajet 57 nga 59 • Shqip


فَضْلًا مِنْ رَبِّكَ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ 57
Përkthim:
kjo do të jetë dhutni prej Zotit tënd. Ky, me të vërtetë, do të jetë sukses i madh! Ed-Duhan 44:57
Tefsiri:

Kjo është dhuratë nga Zoti yt. -

Të gjitha mirësitë e dhëna dhe ruajtja nga ndëshkimi janë thjesht mëshirë, bujari e dhuratë nga Allahu i Madhëruar. Është Allahu i Madhëruar Ai që i mëson të bëjnë vepra të mira dhe të sinqerta, nëpërmjet të cilave arrihen mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Është po Ai që, pastaj, i shpërblen dhe u dhuron mirësi, të cilat nuk mund t’i mendojnë kurrë apo t’i arrijnë me forcat e tyre.

Ky është shpëtimi i madh! -

E ku ka fitore më të madhe se arritja e kënaqësisë së Allahut, futja në Xhenetin e bujarisë së Tij, si dhe shpëtimi nga zemërimi dhe dënimi i Allahut.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ed-Duhan • Ajet 56 E ardhshme Ed-Duhan • Ajet 58