Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ed-Duhan — Ajet 59 (Shqip) — Video

Ed-Duhan • Ajet 59 nga 59 • Shqip


فَارْتَقِبْ إِنَّهُمْ مُرْتَقِبُونَ 59
Përkthim:
andaj prit ti (të shohësh çka do të bëhet me ta), por edhe ata presin (çka do të bëhet me ty)! Ed-Duhan 44:59
Tefsiri:

Prandaj ti prit, sepse edhe ata janë duke pritur. -

Kuptimi: Ti prit, se do ta shohësh fitoren që Zoti të ka premtuar, e t’i do të lumturohesh. Edhe ata le të presin, se do ta shikojnë shpejt ndëshkimin, që do t’i godasë ashpër. Pra, ka ndryshim të madh mes këtyre dy pritjeve. Profeti i Zotit dhe pasuesit e rrugës së tij presin të mirën në dynja dhe në ahiret. Ndërsa kundërshtarët e tyre presin të keqen dhe dëshpërimin e madh në dynja dhe në ahiret. Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Duhan. Falënderimi dhe mirënjohja e plotë i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ed-Duhan • Ajet 58 E ardhshme El-Xhathije • Ajet 1