Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 12 nga 37 • Shqip


اللَّهُ الَّذِي سَخَّرَ لَكُمُ الْبَحْرَ لِتَجْرِيَ الْفُلْكُ فِيهِ بِأَمْرِهِ وَلِتَبْتَغُوا مِنْ فَضْلِهِ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ 12
Përkthim:
Perëndia është Ai që ju ka nënshtruar juve detin, që, nëpë të me urdhërin e Tij, të lundrojnë anijet, për t’i kërkur dhuntitë e Tij dhe për të qenë ju mirënjohës. El-Xhathije 45:12
Tefsiri:

Allahu është Ai që nënshtroi detin për ju, në mënyrë që mbi të, me lejen e Tij, të lundrojnë anijet. -

Allahu i Lartësuar na tregon për disa mirësi, që Ai u ka dhuruar robërve të Tij. Është Ai që, me ligjet fizike që ka vendosur, u ka bërë të mundur atyre të lëvizin në det me anije. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë:

Kështu ju mund të kërkoni prej mirësive të Tij dhe të jeni mirënjohës. -

Kështu mund të arrini të realizoni shumë të mira, siç është edhe tregtia, prandaj të jeni mirënjohës ndaj Allahut të Lartësuar. Nëse tregoni mirënjohje ndaj Tij, Ai ka për t’jua shtuar mirësitë që ju ka dhuruar dhe, veç kësaj, do t’ju shpërblejë për mirënjohjen tuaj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhathije • Ajet 11 E ardhshme El-Xhathije • Ajet 13