Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 14 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 14 nga 37 • Shqip


قُلْ لِلَّذِينَ آمَنُوا يَغْفِرُوا لِلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ أَيَّامَ اللَّهِ لِيَجْزِيَ قَوْمًا بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ 14
Përkthim:
Thuaju (o Muhammed!) besimtarëve që t’i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Perëndisë, në të cilën njerëzit do të shpërblehen sipas veprave të tyre. El-Xhathije 45:14
Tefsiri:

Thuaju besimtarëve që t’i tolerojnë

(e falin)

ata që nuk besojnë në shpërblimin

(e ndëshkimin)

e Allahut, që Ai vetë t’i gjykojë njerëzit sipas veprave që bëjnë.” -

Allahu i Madhëruar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të pajisen me moral të lartë, duke u bërë të durueshëm përballë mundimeve që u sjellin idhujtarët, të cilët nuk shpresojnë takimin me Allahun dhe llogarinë e drejtë para Tij. Ata nuk shpresojnë shpërblimin e Allahut dhe ndëshkimet që Ai premton për të pabindurit, por Allahu i Lavdëruar do ta shpërblejë çdo njeri sipas asaj që ka bërë me duart e veta. Besimtarët e Tij të dashur do t’i shpërblejë pa masë për imanin, tolerancën dhe durimin e tyre. Edhe nëse jobesimtarët vazhdojnë me mohimin e tyre të shpalljeve dhe të profetëve të Zotit, veprat dhe mosbesimi i tyre nuk do t’i dëmtojë aspak besimtarët. Ndëshkimi i dhembshëm dhe poshtërimi do të godasë veçse mbi ta, siç thotë i Madhëruari më pas:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhathije • Ajet 13 E ardhshme El-Xhathije • Ajet 15