Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 18 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 18 nga 37 • Shqip


ثُمَّ جَعَلْنَاكَ عَلَىٰ شَرِيعَةٍ مِنَ الْأَمْرِ فَاتَّبِعْهَا وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَاءَ الَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ 18
Përkthim:
E, pastaj, Ne ty ta kemi bërë një rrugë të drejtë (të mrekullueshme) të fesë, andaj ndiqe atë dhe mos shko pas kënaqësive të atyre që nuk dinë! El-Xhathije 45:18
Tefsiri:

Më pas, Ne të udhëzuam ty në një Ligj të drejtë... -

Kuptimi: Më pas, Ne të dhamë ty një fe të plotë e të mrekullueshme, që udhëzon tek e mira dhe ndalon nga e keqja. Ne të shpallëm një ligj të drejtë, prandaj zbatoje rigorozisht, sepse zbatimi i tij sjell lumturinë e përjetshme, sjell arritjen e çdo të mire dhe shpëtimin nga çdo e keqe, në dynja dhe në ahiret.

...prandaj ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë. -

Kurrë mos iu bind atyre! Synimet e tyre nuk udhëhiqen nga dituria dhe nuk ngrihen sipas saj. Mos paso ata që kundërshtojnë rrugën e profetëve, kushdo qofshin ata! Çdokush apo çdo gjë që fton në kundërshtimin e Zotit dhe profetëve, është kundërshtues i rrugës së drejtë, prandaj nuk duhet ndjekur, qofshin këto edhe dëshirat vetjake.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhathije • Ajet 17 E ardhshme El-Xhathije • Ajet 19