Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 2 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 2 nga 37 • Shqip


تَنْزِيلُ الْكِتَابِ مِنَ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ 2
Përkthim:
(Kjo është) Shpallja e Librit të Perëndisë, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm! El-Xhathije 45:2
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Xhathije 45:1

Ha, Mim. Zbritja e Librit është prej Allahut, të Gjithëfuqishmit, të Urtit! -

Allahu i Madhëruar na tregon disa cilësi të mrekullueshme të Kur'anit, duke na urdhëruar indirekt për t’i dhënë rëndësinë, përkushtimin dhe respektin që meriton. Kur'ani është Libër i zbritur nga Allahu i Gjithëditur, i Cili është i vetmi i adhuruar me meritë. Vetëm Ai meriton të duhet me gjithë shpirt, të madhërohet dhe të lavdërohet. Emrat dhe atributet e Tij janë të mrekullueshme dhe absolute. Ai është i vetmi që i ka në dorë të gjitha mirësitë e i vetmi që i dhuron ato. Ai është i Gjithëfuqishmi dhe Atij i takon urtësia e plotë. Kur'ani është Shpallje e këtij Zoti të Madhërishëm, i Cili është i vetmi që meriton adhurimin, dashurinë dhe që t’i nënshtrohesh. Ky fakt përforcohet në ajetet më pas, ku Allahu i Madhëruar përmend shenjat që mund të dallohen në natyrë dhe në vetet tona. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhathije • Ajet 1 E ardhshme El-Xhathije • Ajet 3