Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 29 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 29 nga 37 • Shqip


هَٰذَا كِتَابُنَا يَنْطِقُ عَلَيْكُمْ بِالْحَقِّ ۚ إِنَّا كُنَّا نَسْتَنْسِخُ مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 29
Përkthim:
Ky është Libri Ynë që do t’ju tregojë të vërtetën. Na, me të vërtetë, i kemi urdhëruar (engjëjt) që të shkruhen (shënohen) të gjitha ç’keni bërë”. El-Xhathije 45:29
Tefsiri:

Ky është Libri Ynë, që dëshmon të vërtetën rreth jush. -

Ky është libri Ynë, të cilin Ne e shpallëm për t’ju qartësuar të vërtetën dhe për t’ju përshkruar drejtësinë që Zoti do të vendosë mes krijesave. Pastaj thotë:

Ne kemi urdhëruar të shkruhet gjithçka që ju vepronit. -

Ja ku flitet edhe për librin e veprave. Më pas, i Madhëruari sjell gjykimin e Tij të drejtë në lidhje me dy grupet e njerëzve, sipas trajtimit që ata i kanë bërë librit hyjnor, të shpallur nga Ai, dhe sipas veprave të regjistruara në librin e gjithësecilit. Kështu, i Allahu i Madhëruar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhathije • Ajet 28 E ardhshme El-Xhathije • Ajet 30