Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 31 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 31 nga 37 • Shqip


وَأَمَّا الَّذِينَ كَفَرُوا أَفَلَمْ تَكُنْ آيَاتِي تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فَاسْتَكْبَرْتُمْ وَكُنْتُمْ قَوْمًا مُجْرِمِينَ 31
Përkthim:
E, sa i përket mohuesve, (atyre do t’ju thuhet): “Vallë, a nuk u janë lexuar ajetet e Mia, por ju u mendjemadhëruat dhe u bëtë popull mëkatarë”. El-Xhathije 45:31
Tefsiri:

Ndërsa atyre që nuk besojnë

(do t'u thuhet)

: ... -

Këtyre u drejtohen fjalë për t’i dëshpëruar dhe për t’ua shtuar vuajtjen, për mohimin e tyre të së vërtetës. Këtyre të mjerëve u thuhet:

A nuk ju janë lexuar shpalljet e Mia? Por ju tregonit arrogancë dhe ishit një popull keqbërës. -

Shpalljet e Mia jua qartësuan të vërtetën dhe jua treguan atë duke ju udhëzuar kështu në rrugën e mirësisë dhe lumturisë tuaj. Shpalljet e Allahut ju urdhëruan për çdo mirësi dhe ju ndaluan nga çdo e keqe që është në dëmin tuaj. Shpalljet e Zotit janë mirësia më e madhe që Zoti solli ndër njerëz nëse do të dinin t’i respektonin, t’i besonin e të nënshtroheshin sipas saj. Por ju u treguat kryeneçë ndaj mesazhit dhe porosive të Tij dhe i kthyet shpinën Shpalljes së Tij. Duke i mohuar Shpalljet e Zotit dhe duke refuzuar të nënshtroheni për të jetuar e punuar sipas tyre ju kryet krimin më të madh. Sot do të shpërbleheni për atë që punuat. Gjithashtu për t’i dëshpëruar u thuhet:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhathije • Ajet 30 E ardhshme El-Xhathije • Ajet 32