Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 16 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 16 nga 35 • Shqip


أُولَٰئِكَ الَّذِينَ نَتَقَبَّلُ عَنْهُمْ أَحْسَنَ مَا عَمِلُوا وَنَتَجَاوَزُ عَنْ سَيِّئَاتِهِمْ فِي أَصْحَابِ الْجَنَّةِ ۖ وَعْدَ الصِّدْقِ الَّذِي كَانُوا يُوعَدُونَ 16
Përkthim:
Ata janë të atillë, prej të cilëve Ne i pranojmë veprat e mira të tyre, e i kapërcejmë veprat e tyre të këqia (nuk i dënojmë për to); ata do të jenë banorë të xhennetit; ky është premtimi i vërtetë, që u është premtuar. El-Ahkaf 46:16
Tefsiri:

Këta janë njerëzit të cilëve Ne ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë... -

Njerëzve që veprojnë kështu, Allahu ua pranon veprat më të mira që kanë bërë në bindje ndaj Tij. Ndërsa për veprat e tyre jo të mira, Allahu i Madhëruar thotë:

...ua mbulojmë të këqijat dhe i bëjmë banorë të Xhenetit. -

Allahu ua fal përgjithësisht të këqijat, nëse pendohen sinqerisht për to, dhe i bashkon me banorët e Xhenetit. Kështu, i Madhëruari u dhuron atyre të gjitha të mirat dhe i ruan nga çdo e keqe.

Ky është premtimi i vërtetë, që u është dhënë. -

Ky është premtimi i vërtetë nga Allahu, i Cili është më besniku në fjalët e Tij dhe që kurrë nuk i thyen premtimet e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 15 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 17