Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 27 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 27 nga 35 • Shqip


وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا مَا حَوْلَكُمْ مِنَ الْقُرَىٰ وَصَرَّفْنَا الْآيَاتِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ 27
Përkthim:
Me të vërtetë, Ne i kemi shkatërruar vendbanimet për rreth jush, e madje edhe u kemi shpjeguar atyre, (në mënyra ta ndryshme) argumentet Tona, për t’u kthyer ata (prej mohimit). El-Ahkaf 46:27
Tefsiri:

Ne kemi shkatërruar qytete përreth jush edhe më parë, duke ua shpjeguar fillimisht Shpalljen Tonë ... -

Duke paralajmëruar arabët, por edhe çdo popull tjetër, Allahu i Madhëruar u kujton shkatërrimin e popujve të mëparshëm, që kishin mohuar profetët, popuj të cilët jetonin rreth e rrotull vendbanimeve të arabëve. Madje, shumë prej tyre jetonin në Gadishullin Arabik, si populli i Adit, i Themudit e të tjerë. Por para se t’i shkatërronte, Allahu i Madhëruar u solli një larmi shenjash dhe mrekullish, dhe të gjitha këto me një qëllim:

...që ata të mund të ktheheshin

(në rrugën e drejtë). - Kjo u bë me qëllimin që ata t’i largoheshin rrugës së kufrit, rrugës së mohimit të profetëve dhe shpalljeve të Zotit. Por kur ata nuk e bënë këtë, Allahu i ndëshkoi, ashtu siç di të ndëshkojë i Plotfuqishmi, dhe atyre nuk u erdhën në ndihmë idhujt, që ata i adhuronin krahas Allahut. I Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 26 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 28