Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 5 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 5 nga 35 • Shqip


وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنْ يَدْعُو مِنْ دُونِ اللَّهِ مَنْ لَا يَسْتَجِيبُ لَهُ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ وَهُمْ عَنْ دُعَائِهِمْ غَافِلُونَ 5
Përkthim:
Kush është më i humbur se ata, të cilët, pos Perëndisë, u luten atyre të cilët nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kijametit, e ata janë të pakujdesshëm ndaj lutjes së tyre. El-Ahkaf 46:5
Tefsiri:

Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen

(edhe sikur t'u luten)

deri në Kijamet?! -

Ata kurrë nuk kanë për t’iu përgjigjur ndonjë lutjeje të tyre, deri në përfundimin e kësaj dynjaje. Ata nuk mund t’u sjellin adhuruesve të tyre asnjë dobi. Madje, sikurse thotë i Madhëruari:

Ata janë të paditur

(e të pafuqishëm t'u përgjigjen)

për lutjet e tyre. -

Ata as që i dëgjojnë lutjet që u drejtohen dhe aq më pak, t’u përgjigjen atyre. Kjo është gjendja e idhujve në jetën e dynjasë. Ndërsa në ahiret, idhujt do të distancohen nga idhujtaria dhe nga idhujtarët, sikurse thotë i Madhëruari më pas:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 4 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 6