Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Muhammed — Ajet 1 (Shqip) — Video

Muhammed • Ajet 1 nga 38 • Shqip


الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ أَضَلَّ أَعْمَالَهُمْ 1
Përkthim:
Ata që kanë mohuar dhe që i penguan (njerëzit) në rrugën e Perëndisë – Ai, ua ka shkatërruar veprat e tyre. Muhammed 47:1
Tefsiri:
Në këto ajete flitet për shpërblimin e besimtarëve dhe ndëshkimin e gjynahqarëve, që të shërbejë si mësim për krijesat dhe si ftesë për të përqafuar rrugën e drejtë. I Lartësuari thotë:

Allahu do t'ua asgjësojë veprat atyre që nuk besojnë

(me besimin e drejtë)

dhe që pengojnë njerëzit nga rruga e Tij. -

Këta janë krerët e kufrit ose udhëheqësit për në humbje e dëshpërim. Ata jo vetëm që e refuzojnë për vete të besojnë Zotin dhe Shpalljen e Tij, por luftojnë që të pengojnë edhe të tjerët nga rruga e drejtë e besimit të sinqertë në gjithçka që kanë udhëzuar profetët. Këtij lloji të njerëzve Allahu i Madhëruar ua asgjëson veprat. Ai nuk pranon asgjë nga mundi i shpenzuar prej tyre. Madje, veprat e tyre janë shkaku pse ata do të ndëshkohen. Ndër veprat më të shëmtuara të tyre janë lufta, intrigat dhe kurthet e tyre, me të cilat ata synojnë të godasin e zhdukin të vërtetën dhe përhapësit e saj, të dashurit e Allahut dhe pasuesit e denjë të profetëve të Tij. Por Allahu i Madhëruar ua kthen ato kurthe t’i vuajnë mbi kurriz. Ata nuk arrijnë asnjë qëllim të vetin. Gjithashtu, edhe veprat e tyre “të mira”, për të cilat shpresojnë se do të shpërblehen, Allahu i Madhëruar do t’ua asgjësojë, prandaj ata nuk do të marrin kurrë atë që shpresojnë. Ky është një vendim i drejtë i të Urtit, sepse ata ndjekin të kotën dhe refuzojnë të vërtetën. Çdo vepër me të cilën nuk synohet të kënaqet Allahu, është e refuzuar dhe e asgjësuar. Të tilla janë adhurimet e përkushtuara idhujve, putave dhe çdo të adhuruari tjetër, veç Zotit Një dhe të Vetëm. Të tilla janë edhe veprat me të cilat synohet që të mbështetet e kota. Çdo punë me të cilën mbështetet e kota është e asgjësuar dhe e papranueshme nga Allahu i Madhëruar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 35 E ardhshme Muhammed • Ajet 2