Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Muhammed — Ajet 26 (Shqip) — Video

Muhammed • Ajet 26 nga 38 • Shqip


ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا لِلَّذِينَ كَرِهُوا مَا نَزَّلَ اللَّهُ سَنُطِيعُكُمْ فِي بَعْضِ الْأَمْرِ ۖ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِسْرَارَهُمْ 26
Përkthim:
Kjo ngjet, ngase ata u thonin atyre, të cilët nuk e donin atë që e ka shpallur Perëndia: “Na do t’ju përulemi juve në disa gjëra”, - e Perëndia i di mirë fshehtësitë e tyre. Muhammed 47:26
Tefsiri:

Kjo, për shkak se ata

(hipokritët)

u thoshin atyre

(jehudëve të Medines)

të cilët e urrenin Shpalljen e Allahut: “Ne do t’ju bindemi për disa çështje!” -

Ata pajtohen me njerëzit që e urrejnë Shpalljen dhe që janë armiqësorë ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Ata u deklarojnë atyre se do t’u binden në disa çështje, që u shkojnë dëshirave të tyre të shfrenuara. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i ndëshkon duke i lënë në humbje, të zhytur thellë e më thellë në të. Ai i bën ta vazhdojnë rrugën e nisur, e cila përfundon me dëshpërim dhe dënim të përhershëm.

Por Allahu i di sekretet e tyre. -

Allahu e di se çfarë mbajnë fshehur, prandaj ua nxjerr të palarat e tyre, duke ndihmuar besimtarët që të mos mashtro-hen nga këta zullumqarë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Muhammed • Ajet 25 E ardhshme Muhammed • Ajet 27