Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Muhammed — Ajet 3 (Shqip) — Video

Muhammed • Ajet 3 nga 38 • Shqip


ذَٰلِكَ بِأَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا اتَّبَعُوا الْبَاطِلَ وَأَنَّ الَّذِينَ آمَنُوا اتَّبَعُوا الْحَقَّ مِنْ رَبِّهِمْ ۚ كَذَٰلِكَ يَضْرِبُ اللَّهُ لِلنَّاسِ أَمْثَالَهُمْ 3
Përkthim:
meqë, ata që kanë mohuar mbështeten në të pavërtetën, kurse besimtarët mbështeten në të Vërtetën e Zotit të tyre. Kështu Perëndia ua sjell njerëve shembujt e tyre. Muhammed 47:3
Tefsiri:

Kjo, sepse ata që nuk besojnë ndjekin të pavërtetën, ndërsa ata që besojnë ndjekin të Vërtetën që ka ardhur prej Zotit të tyre. -

Ata e ndjekin të vërtetën duke respektuar dy parime të saj: sinqeritetin ndaj të Adhuruarit, duke e kryer çdo vepër vetëm për Të, dhe, së dyti, duke patur sigurinë e plotë se kjo e vërtetë është prej Zotit dhe se çdo shpërblim i premtuar nga i Madhëruari do të jepet. E vërteta iu dhurua nga Zoti i tyre, i Cili kujdeset gjithmonë që ata ta duan të vërtetën dhe ta pasojnë atë. Nëse ata e përqafojnë të vërtetën e sjellë nga Zoti i tyre, Ai ua rregullon të gjitha çështjet. Me qëllimin e sinqertë për hir të Allahut, që është i Përjetshëm dhe i Vërtetë, veprat e tyre janë pranueshme dhe të shpërblyeshme nga Ai. Ky shpërblim do të jetë pa masë, i mrekullueshëm dhe i përjetshëm.

Kështu ua sjell Allahu shembujt njerëzve. -

Allahu i Madhëruar i përshkroi edhe të mirët, edhe të këqijtë me cilësitë e tyre, në mënyrë që çdokush të jetë i qartë se cilit grup do t’i përkasë, me veprat që do të kryejë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Muhammed • Ajet 2 E ardhshme Muhammed • Ajet 4