Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Muhammed — Ajet 6 (Shqip) — Video

Muhammed • Ajet 6 nga 38 • Shqip


وَيُدْخِلُهُمُ الْجَنَّةَ عَرَّفَهَا لَهُمْ 6
Përkthim:
dhe do t’i shpie në xhennet ata, të cilin madje, ua ka përshkruar atyre. Muhammed 47:6
Tefsiri:

Ai do t’i fusë ata në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë. -

Allahu i Madhëruar ua ka prezantuar e përshkruar me hollësi Xhenetin, duke i bërë të përmallohen për të. Ai u ka treguar edhe veprat që të çojnë në Xhenet, mes të cilave është edhe lufta në rrugën e Zotit. Në fakt, është Allahu i Madhëruar Ai që u jep sukses të zbatojnë atë që janë urdhëruar ta zbatojnë. Më pas, Ai i fut ata në Xhenet, duke i drejtuar te gradat më larta. Kështu, Ai i lumturon ata, me stolitë e mrekullueshme të Xhenetit. Atje ata do të jetojnë në paqe e siguri, dhe kjo do të vazhdojë përgjithmonë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Muhammed • Ajet 5 E ardhshme Muhammed • Ajet 7