Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Muhammed — Ajet 9 (Shqip) — Video

Muhammed • Ajet 9 nga 38 • Shqip


ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَرِهُوا مَا أَنْزَلَ اللَّهُ فَأَحْبَطَ أَعْمَالَهُمْ 9
Përkthim:
Kjo është, ngase ata e urrejnë atë që e ka shpallë Perëndia, andaj Ai ua ka shkatërruar veprat e tyre. Muhammed 47:9
Tefsiri:

Ata e urrejtën Shpalljen e Allahut, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre. -

Ata e meritojnë humbjen, sepse e urrejnë atë që Zoti e shpalli si udhëzim për njerëzit, pra, Kur'anin madhështor. Allahu i Lartësuar e shpalli Kur'anin që të jetë rregullues dhe udhërrëfyes për robërit, për të arritur çdo të mirë e për të shpëtuar nga çdo e keqe, por ata nuk e pranojnë atë. Përkundrazi, ata e urrejnë Shpalljen e Zotit, e refuzojnë dhe e shpërfillin atë. Për këtë shkak, Allahu i Drejtë dhe i Urtë i asgjëson veprat e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Muhammed • Ajet 8 E ardhshme Muhammed • Ajet 10