Ata që të japin besën ty, në të vërtetë i japin besën Allahut. -
Kuptimi: Ata të cilët lidhin besë me ty, o i Dërguar, në të vërtetë lidhin besë me Allahun e Madhëruar! Për ta përforcuar edhe më shumë rëndësinë e kësaj besëlidhjeje në zemrat e besimtarëve, Allahu i Madhëruar tha:Dora e Allahut është mbi duart e tyre. -
Kjo është një besë e lidhur dorë më dorë me vetë Allahun. Kjo është thënë për të theksuar rëndësinë e madhe të kësaj besëlidhje dhe për t’i nxitur besimtarët që t’i përmbaheshin asaj me çdo kusht. Madje, për t’ia shtuar peshën edhe më shumë, Allahu i Madhëruar thotë:Kush e shkel besën, e shkel vetëm në dëm të vetes,... -
Ai që nuk e çon në vend besën që i ka dhënë Allahut, ka dëmtuar vetveten, sepse ndëshkimin e Tij nuk mund ta pengojë asgjë. Ndërsa për ata që do t’i përmbaheshin besës me përpikmëri, Allahu i Madhëruar thotë:...ndërsa kush e mban besën që i ka dhënë Allahut, Ai
(Allahu)ka për t'i dhënë shpërblim të madh. -
Askush nuk e di dhe nuk mund ta përshkruajë madhësinë e këtij shpërblimi, përveç Allahut, që e dhuroi, duke ua mundësuar besimtarëve që ta arrijnë.