Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Feth — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-Feth • Ajet 17 nga 29 • Shqip


لَيْسَ عَلَى الْأَعْمَىٰ حَرَجٌ وَلَا عَلَى الْأَعْرَجِ حَرَجٌ وَلَا عَلَى الْمَرِيضِ حَرَجٌ ۗ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۖ وَمَنْ يَتَوَلَّ يُعَذِّبْهُ عَذَابًا أَلِيمًا 17
Përkthim:
Nuk është mëkat për të verbëtin, as për të çalin as të sëmurin (që të mugnojë nga ekspedita luftarake), e kush i përulet Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, Ai e shpie në xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, e atë që shmanget, do ta ndëshkojë me dënim të dhembshëm. El-Feth 48:17
Tefsiri:

Por nuk marrin gjynah të verbrit, të çalët e të sëmurët. -

Për këto grupe sociale nuk ka gjynah nëse nuk marrin pjesë në xhihad, për arsye të pamundësi-së dhe paaftësisë së tyre fizike.

Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj. ... -

Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke përmbushur urdhëresat e tyre, Allahu do t’i fusë në kopshtet e Xhenetit, në të cilët rrjedhin lumenj. Atje do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe që ua kënaq sytë.

...E kush kthen shpinën, Ai do ta ndëshkojë me një dënim të dhembshëm. -

Ndërsa ata që i kthejnë shpinën bindjes ndaj Zotit dhe Profetit të Tij, i Madhëruari ka për t’i ndëshkuar me një dënim të dhembshëm. Lumturia është e lidhur me bindjen ndaj Allahut dhe Profetit, ndërsa dëshpërimi është rezultat i drejtpërdrejtë i kundërshtimit të tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Feth • Ajet 16 E ardhshme El-Feth • Ajet 18