...dhe i përgëzoi me një fitore të afërt, edhe me një plaçkë (lufte) të madhe, që do ta fitojnë. -
Ky ishte çlirimi i Hajberit, ku morën pjesë vetëm ata të Besëlidhjes së Kënaqësisë. Ata ishin të vetmit që përfituan nga plaçka e luftës së Hajberit, si shpërblim për bindjen ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Ata zbatuan atë që kënaqte Zotin, dhe Zoti i kënaqi me ato gjëra që ua dëshironte zemra.Allahu është Ngadhënjimtari dhe i Urti. -
Allahu është Ngadhënjimtari, i Plotfuqishmi, i Cili ka nënshtruar gjithçka me pushtetin e Tij. Nëse do të dëshironte Ai, në çdo përplasje e luftë do t’i mposhte qafirët dhe do t’ua jepte fitoren besimtarëve, por Ai është i Urtë, prandaj i sprovon besimtarët dhe qafirët me njëri-tjetrin.