Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Feth — Ajet 21 (Shqip) — Video

El-Feth • Ajet 21 nga 29 • Shqip


وَأُخْرَىٰ لَمْ تَقْدِرُوا عَلَيْهَا قَدْ أَحَاطَ اللَّهُ بِهَا ۚ وَكَانَ اللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرًا 21
Përkthim:
dhe (ju ka premtuar) tjetrën (fitore), të cilën nuk keni qenë në gjendje ta fitoni, - por Perëndia, me dispozitën e Vet, e ka përmbledhë atë për ju, sepse, Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë. El-Feth 48:21
Tefsiri:

Por do të keni edhe të tjera, të cilat nuk keni pasur mundësi t’i arrinit, sepse Allahu i ka të gjithë nën sundim.. -

Allahu ju premton edhe plaçkë tjetër, që ende nuk e keni shtënë në dorë. Të jeni të sigurt se Allahu është i Plotfuqishëm për t’jua dhuruar, sepse gjithçka është nën sundimin dhe pronësinë e Tij, aq më shumë që Ai jua ka premtuar ato, dhe premtimi i Tij duhet të shkojë patjetër në vend. Premtimi i Allahut nuk mund të shkelet kurrë, sepse Ai është i Plotë në pushtetin dhe mbretërimin e Tij, siç thotë vetë Ai më pas:

Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.

X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Feth • Ajet 20 E ardhshme El-Feth • Ajet 22