Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Feth — Ajet 23 (Shqip) — Video

El-Feth • Ajet 23 nga 29 • Shqip


سُنَّةَ اللَّهِ الَّتِي قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلُ ۖ وَلَنْ تَجِدَ لِسُنَّةِ اللَّهِ تَبْدِيلًا 23
Përkthim:
(Kjo është) dispozita e Perëndisë që ka qenë edhe më parë, e ti, kurrsesi, nuk mund të gjesh ndryshime në dispozitën e Perëndisë. El-Feth 48:23
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Feth 48:22
Nëse jobesimtarët ju hapin luftë, do të jenë ata që do të sprapsen, pa mundur të gjejnë më pas as mbrojtës e as ndihmëtarë. I tillë ka qenë ligji i Allahut edhe më herët. Në ligjin e Allahut nuk ke për të gjetur ndryshime. -

Këtu është premtimi i Allahut të Madhëruar për adhuruesit e Tij besimtarë: fitore kundër armiqve të tyre qafirë. Edhe sikur qafirët të nisin ndonjë luftë me besimtarët, ata do të tërhiqen, duke mos gjetur pastaj as mbrojtës, as ndihmëtarë. Ata nuk kanë për të gjetur ndonjë mik, që të marrë përsipër të mbrojë kauzën e tyre, dhe as aleatë që t’i ndihmojnë për fitoren në luftën e tyre. Përkundrazi, ata do të mposhten dhe do të zbrapsen. Ky ka qenë ligji i Allahut edhe në popujt e mëparshëm: “Ushtria dhe luftëtarët e Allahut janë gjithmonë fitimtarët.” Ky rregull i Allahut nuk ka për të ndryshuar kurrë.
Shko te videoja e plotë e sures