, me qëllim që Allahu ta merrte në mëshirën e Vet atë që Ai do. -
Atëherë, lufta u ndalua me qëllim që, nga pamundësia për t’u dalluar, të mos dëmtoheshin edhe besimtarët që jetonin në Mekë. Gjithashtu, ekzistonte edhe një shkak tjetër për të mos zhvilluar luftë në Meke. Allahu i Madhëruar dëshiroi që shumë prej banorëve të Mekës të pranonin Islamin dhe, me mëshirën e Tij, të bëheshin muslimanë të dorëzuar tërësisht ndaj Tij. Ai dëshiroi t’i udhëzonte shumë prej tyre në fenë e pastër, pasi ishin të harruar e të zhytur në kufër. Ai dëshiroi t’u dhuronte udhëzimin e qartë, pasi ishin në një humbje të thellë. Edhe kjo arsye ishte shumë e fortë për të penguar luftën në Mekë.Po të ishin ata
(banorët e Mekës)të ndarë veç e veç, Ne do t’i ndëshkonim jobesimtarët me një dënim të rëndë. -
Nëse besimtarët e Mekës do të mund të largoheshin e veçoheshin nga idhujtarët, Allahu i Madhëruar do t’i ndëshkonte mohuesit kryeneçë, duke e lejuar luftën kundër tyre dhe do t’u dhuronte fitoren besimtarëve.