Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 109 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 109 nga 120 • Shqip


يَوْمَ يَجْمَعُ اللَّهُ الرُّسُلَ فَيَقُولُ مَاذَا أُجِبْتُمْ ۖ قَالُوا لَا عِلْمَ لَنَا ۖ إِنَّكَ أَنْتَ عَلَّامُ الْغُيُوبِ 109
Përkthim:
Kujtojeni ditën kur Perëndia i tubon Pejgamberët e ju thotë: “Çka ju përgjigjën?” Ata thonë: “Na s’kemi dijeni (të plotë), se vetëm Ti i di të gjitha fshehtësitë”. El-Maide 5:109
Tefsiri:

Një Ditë Allahu do t’i mbledhë profetët dhe do t’i pyesë: “Cila qe përgjigja që morët

(nga njerëzit)?” - Allahu i Lartësuar na flet për Ditën e Gjykimit, duke na përshkruar ngjarjet e frikshme e të mëdha që do të ndodhin atë ditë. Ai na njofton se do t’i mbledhë të gjithë profetët e do t’i pyesë ata se si iu përgjigjën popujt ftesës së tyre.

Ata do të thonë: “Ne nuk kemi dijeni; vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.” -

Profetët do të përgjigjen: Dija e plotë të takon vetëm Ty, o Zoti ynë. Ti je më i dituri për gjithçka, Ti je i Gjithëditur për çdo gjë të dukshme apo të fshehtë. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë Tënde.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 108 E ardhshme El-Maide • Ajet 110